Siç dihet tashmë Këshilli Politik doli më në fund me një marrëveshje për reformën zgjedhore. PS u tërhoq nga depolitizomi i administratës zgjedhore duke i lënë komisionet e qendrave të votimit dhe ato të numërimit të votave siç ishin. Në përfundim të mbledhjes që ka zgjatur rreth një orë e 30 minuta, përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili thanë se PS tentoi që të kapte komisionet zgjedhore, por pasi nuk ia dolën, u tërhoqën.

Të pranishëm ishin edhe ambasadorët që kanë luajtur një rol kyç për këtë reformë. Bëhet fjalë për ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, ambasadorin e Britanisë së Madhe, Dunan Norman e ndërsa i pranishëm në mbledhjen e sotme është edhe ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt. Paralelisht me mbledhjen e Këshillit Politik, Lulzim Basha ka mbledhur aleatët në selinë blu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re