Kryebashkiaku i PS-së, Agron Malaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si kreu i Bashkisë së Matit.
Nuk dihet ende arsyeja e dorëheqjes së Agron Malajt, ndërsa ditën e nesërme, 12 Mars, do të zhvillohet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Bashkisë në orën 10:00 për të miratuar kërkesën e tij.
Zv.kryetari i Bashkisë do të caktohet për kryerjen e detyrave te kryetarit te Bashkise deri ne zgjedhjet e reja.
“Ju njoftoj se diten e Merkure, me date 12.03.2025 ora 10.00, ne sallen e mbledhjeve te Keshillit te Bashkise zhvillohet mbledhja e jashtezakonshme e Keshillit te Bashkise me paraqitjen e kerkeses per doreheqje nga Kryetari i Bashkise Mat me shkrese Nr.942 Prot, date 11.03.2025, e thirrur nga Kryetari i Keshillit ne baze te Ligjit 139/2015 si dhe rregullores se keshillit neni 54 me kete rend dite:
Miratim i doreheqjes se Kryetarit te Bashkise.
Zgjedhje e zevendeskryetarit te Bashkise Mat per kryerjen e detyrave te kryetarit te Bashkise deri ne zgjedhjet e reja.