SPAK ka ndërmarrë ditën e sotme një tjetër aksion në lidhje me abuzimin me fondet publike nga ana e funksionarëve publikë. Mes të arrestuarve janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë që janë përfshirë në tenderin e uniformave të policisë. Sipas burimeve ky tender ka shkaktuar një dëm të lartë ekonomik për buxhetin e shtetit, si dhe ka shkelur garën e barabartë. Hetimet fillimisht nisën për shkeljet të rregullave në tenderim,  shpërdorim detyre me dyshimin për korrupsion, por ende nuk janë bërë publike në mënyrë zyrtare akuzat që rëndojnë për personat e përfshirë në këtë abuzim. Pritet që në orët në vijim SPAK të dalë me njoftim zyrtar dhe te japë detaje më të hollësishme në lidhje me operacionin. Tenderi për të cilën SPAK ka urdhëruar ndalimin dhe arrestimin e zyrtarëve kap vlerën e rreth 25 milionë eurove dhe është bërë një vit më parë në Ministrinë e Brendshme.

Padia e Ministrisë së Brendshme ndaj PD:

Në vitin 2019, Ministria e Brendshme i drejtohej prokurorisë me një kërkesë-padi ndaj Partisë Demokratike, të cilës i kërkonte plotë 10 milion lekë dëmshpërblim për publikimin e një materiali, me anë të të cilit Partia Demokratike akuzonte Ministrinë e Brendshme se po favorizonte një klient të qeverisë, përsa i përket tenderit të uniformave të policisë. Mirëpo, sot pas dy vitesh, koha po tregon se Partia Demokratike paska pasur të drejtë në akuzat e saj në lidhje me këtë aferë korruptive.

PADIA E MINISTRISE SE BRENDSHME NDAJ PARTISE DEMOKRATIKE

Deklarata e Enkelejd Alibeajt:

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar sot me anë të një deklarate për mediat deputeti i zgjedhur, Enkelejd Alibeaj, i cili ndër të tjera tha se edhe njëherë, koha i dha të drejtë Partisë Demokratike në betejën në mbrojtje të interesit publik. Më tej Alibeaj shtoi se goditja e kësaj afere nuk mund të konsiderohet e plotë, nëse drejtësia nuk troket tek dera e Plarent Ndrecës, Sandër Lleshaj dhe Edi Ramës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re