Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK përfaqësues të “Foltores” për falsifikimin e vulës së PD-së. Ata janë deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe Ivi Kaso, Ervin Minarolli.

PD i akuzon këta persona për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190, paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.

ë kallëzim drejtuar SPAK-ut thuhet se këta janë persona që kane pasur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore.

PD e ka depozituar kallëzimin në SPAK, pasi 3 nga të kallëzuarit janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re