Duket paradoksale, por ndërsa godina e Teatrit Kombëtar është rrafshuar pavarësisht debatit të madh që kaloi edhe kufitjë, selitë e partive politike mbrohen nga shteti shqiptar si monumente kulture.

Selia e Partisë Socialiste, Selia e Partisë Republikane, Selia e Partisë Socialdemokrate rezultojnë në listën e momumentevë të kulturës. (Shih fotot). Por pyetja që shtrohet është; a vlejnë selitë e këtyre partive më shumë se Teatri Kombëtar që u rrafshua nga eskavatorët?

Pjesë nga debati:

Fevziu: Selia e Partisë Socialiste, monument kulture, ndërtesë me vlerë. Teatri Kombëtar monument pa vlerë. Selia e PS e ka ndërruar fasadën rreth 15 herë. Selia e Partisë Socialiste, e cila e mund të jetë më me vlerë se Teatri Kombëtar?

Mazniku: Po patjetër! Që në vitin ’58…Objekti i Teatrit ka pasur probleme në lidhje me strukturën.

Fevziu: Ka shumë godina historike që mund të kenë probleme me strukturën. Mund të kenë probleme të pariparueshme.

Gjergj Bojaxhi: Nuk ka struktura të pariparueshme!

Mazniku: Patjetër që nuk ka gjë të pariparueshme. Mund ta bëjmë nga fillimi.

Fevziu: Kalaja e Prezës ka dëmtime nga tërmeti. Do ta shembni?

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re