Pas hetimeve nga Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, ka dalë një dokument shkresor zyrtar interesant.

Bëhet fjalë, për disa pagesa financiare sa një pension pleqërie në çdo faturë, që presidenti i Republikës, i ka bërë çdo javë, avokates Arnida Çapi.

Ajo është paguar 12 mijë lekë të reja në javë, për 1 shërbim “pastrimi urgjent” në zyrat e Presidencës.

“Meqë presidenti Ilir Meta, shumicën e kohës në këto dy vite mandat, ka qenë piknik nëpër male, -pyje, lëndina, kisha, xhami, teqe e tyrbe, mbetet t’i bëjmë një pyetje, zëdhenësit të Presidendës, Tedi Blushi, që mban dhe vulën: – Çfarë “pastrimi urgjent” dhe në zyrën e cilit zyrtar të Presidencës, ka bërë modelja Arnida Çapi”, shkruan portal Pamfleti.com, që ka botuar shkresën.

Nuk dihet në fakt, nëse Komision Parlamentar do të marrë në pyetje edhe ish-kandidaten e Spartak Ngjelës për deputete, për këtë shërbim pastrimi që i paska bërë presidentit./ Gazeta Tema

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re