Kreu i shtetit, Ilir Meta nuk ka humbur kohë, por ka dekretuar po sot emërimin e Arben Ahmetajt si ministër i ri i Rindërtimit.

Meta ka firmosur propozimin e kryeministrit Rama, i cili vendosi ditën e sotme të rikthejë në kabinetin qeveritar ish-kreun e financave shqiptare, aktualisht kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.

Më herët kryeministri Rama ka publikuar vendimin e tij për Arben Ahmetajn, duke thënë se: “Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”.

Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit pic.twitter.com/vYlIxkCFOJ

— Edi Rama (@ediramaal) December 13, 2019

https://platform.twitter.com/widgets.js

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re