Subscribe

31 vjeçari Gert Shehu qëlloi me grusht në fytyrë kreun e PD Sali Berisha. Pas incidentit, ai u shoqërua në selinë e PD, ku më pas e mori policia në ambientet e komisariatit numër 1 për ta transportuar më pas drejt spitalit të Traumës, aty ku po i kryhen edhe ekzaminimet mjekësore.

 

Vizion Plus disponon epikrizën e lëshuar nga mjeku, që vërteton se Shehu vuan nga probleme mendore.

 

Në dokumentin që mban firmën dhe vulën e mjekut psikiatër Sadik Lala thuhet se ekzaminimi i fundt është kryer në datën 10 gusht 2022.

 

Mjekimi qe ai merr është Risperdal ku nga 1 mg në darkë është rekomanduar të merret 2mg, dhe Tegretol 2 herë nga 1 tabletë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re