Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisoni hetimor për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS.

Ai u shpreh se kërkesa u firmos nga 45 deputetë të opozitës dhe ky komisioni hetimor do të jetë për Trajtimin e të Dhënave Personale në Bazat të Dhënave Shtetërore..

“Kujtojmë këtu rrjedhjen e të dhënave të patronazhistëve, ku të dhënat personale të qytetarëve ishin në duart e një grupi të funksionarëve të PS dhe keqpërdoreshin në zgjedhjet e kaluara. Kujtojmë rrjedhjet e pagave të qytetarëve, targave të makinave të qytetarëve dhe skandali i skandaleve rrjedhja apo tentativa për manipulimin e sistemit TIMS, ndërhyrja në të, fshirja e të dhënave, ndihma që mund ti jepet grupeve kriminale.

Këto të dhëna janë prova të rëndësishme për SPAK në hetimet e kaluara. Të gjithë e dimë që në vitin 2021 është publikuar lajmi se PS ka një databazë të dhënash për 910 mijë qytetarë në Tiranë, ku përfshiheshin të dhëna për adresën, punën dhe bindjen politike ndër të tjera. Kjo databazë menaxhohej nga patronazhistët që ishin të punësuar në administratë publike.

E vetmja mënyrë nga ku mund të siguroheshin këto të dhëna ishte baza shtetërore. OSBE ODIHR ka raportuar rrjedhjen e të dhënave sensitive si një problematikë serioze”, u shpreh Salianji.

Ai theksoi se Komisioni Hetimor do të shqyrtojë rastet dhe do të vlerësojë masat e nevojshme përfshirë ligjore.

“Vlerësojmë të nevojshme ngritjen e një Komisioni Hetimor parlamentar i cili do të shqyrtojë me seriozitet rastet e deritanishme dhe do të vlerësojë masat e nevojshme përfshirë ndërhyrjet ligjore me qëllim garantimin e nivelit më të lartë të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve shqiptarëve”, tha Salianji.

DOKUMENTI:

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re