Nga kjo e hyn në fuqi urdhri më i fundit të lëvizjes së qytetarëve në kushtet e shtetrrethimit. Sipas këtij urdhri, shqiptarët do të lëvizin me orarin e ri që nis nga orga pesë mëngjesit deri në ora 17:30. Ndërsa në këtë orar do të lejohen të gjitha pikat e shitjes ushqimore, me pakicë dhe me shumicë, farmacitë, produktet mjekësore dhe institucionet fetare. Orari i aktiviteteve të linjave prodhuese do të jetë sipas dispozitave të Kodit të punës.
Në pikën dy të këtij vendimi përcaktohet se hyrja në dyqane dhe në njësi tregtare është lejuar vetëm për një person, për çdo familje për kryerjen e shpenzimeve ditore. “Autorizimi do të jetë vetëm një herë në ditë dhe do të ketë një afat prej 90 minutash, gjatë fashës orare prej 05:00-17:30.
Hyrja në dyqane për nje person dhe duhet të ruhet radha, dhe distanca e sigurisë prej 1.5 metra.

LEXO ketu URDHRIN E RI 256 urdher liridaljes

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko