Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dorëzon në SPAK kallëzimin për 21 janarin. Më herët, Manja konfirmoi se do të dorëzojnë në SPAK një kallëzim për vrasjen e katër protestuesve në 2011. Ai tha se këto vrasje janë vrasje shtetërore dhe çdo përgjegjës duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit.

Ministri i drejtësisë përsëriti thirrjen që Struktura e Posaçme kundër korrupsionit të marrë nën administrim një audio të pretenduar që është publikuar në media dhe që thuhet se pasqyron komunikimin në Gardën e Republikës pak para se të bëheshin vrasjet e 21 janarit 2011.

“Ato katër vrasje kurrsesi nuk mund të jenë vrasje nga pakujdesia. Nëse ka një fakt të ri që ka dalë në dritë, që ka pasur komunikim në radio nga grupi i zjarrit dhe kjo sigurisht që mbetet një krim shtetëror dhe ngjarje e pahetuar. Ne presim që SPAK ta marrë këtë çështje, ta hetojë, në mënyrë të gjithanshme.

Kushdo që ka qenë përgjegjës dhe pavarësisht pozitës që ka pasur, të përgjigjet para drejtësisë. Sot do ta depozitoj kallëzimin në SPAK si ministër i Drejtësisë”, tha ai më herët gjatë ditës së sotme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re