Të paktën 13 pasagjerë të infektuar me Covid janë arratisur për t’i shpëtuar karantinës. Bëhet fjalë për pasagjerët e fluturimit të linjës ajrore Milano – Armistar  (qytet i Indisë).

BBC njofton se ata ishin mes 125 pasagjerëve të infektuar në një fluturim çarter nga Milano, për pasojë u urdhëruan nga autoritet vendase të izolohen menjëherë.

Por 13 prej tyre nuk iu bindën ligjeve të qeverisë indiane, 9  arratisën që nga aeroporti, ndërsa katër të tjerë u arratisën nga spitali, ku ndodheshin për të kryer  analizat përaktëse.

Mediet vendase njoftojnë se policia do ndjekë penalisht të gjithë pasagjerët e arratisur.

Në avionin e linjës Itali-Indi po udhëtonin gjithsej 160 pasagjerë, ku shumica e tyre ishin me Covid ndërsa nga testimi ishin përjashtuar vetëm disa fëmijë.

Ndërkohë  në vend janë konfirmuar  100 mijë raste të reja me Covid  në 24 orët e fundit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re