Policia e Shtetit ka ndëshkuar me gjobën tre mijë lekë secili 571 qytetarë, të cilët janë konstatuar pa maskë mbrojtëse.

Ndërkohë në kuadër të masave për parandalimin e pandemisë janë ndëshkohen me nga 700.000 lekë, pesë persona, të cilët nuk zbatuan vetëkarantinimin e detyrueshëm.

Gjithashtu me masë administrative u ndëshkuan edhe 18 shtetas që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

“Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 571 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Në vijim të kontrolleve për zbatimin e vetëkarantinimit të detyrueshëm nga shtetasit e infektuar me COVID-19, janë evidentuar 5 shtetas që kanë shkelur rregullat e vetëkarantinimit, të cilët janë ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë secili.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 18 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Shtetit i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re