Skip to content

Dolën në rrugë pa maskë, gjobiten Monika Kryemadhi dhe Floida Kërpaçi

Policia e Tiranës ka ndëshkuar me gjobë kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, pasi kjo e fundit nuk ka respektuar masat antiCovid, duke mos mbajtur maskën gjatë një takimi me disa banorë në Kombinat.

Gjithashtu është gjobitur edhe ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi.

Në këto kushte, në zbatim të Aktit Normativ, Kryemadhi dhe Kërpaçi janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë secila. ()