Dy persona me origjinë shqiptare janë arrestuar nga policia italiane, pasi ata kanë shkelur dekretin e kryeministrit, duke dalë nga karantina.
Sipas mediave vendase ngjarja ka ndodhur në Rimini mbrëmjen e ditës së djeshme ku shqiptari është ndaluar nga policia rrugore. Ai është justifikuar përpara policisë duke thënë se kishte dalur të merrte një bashkatdhetarin e tij në shtëpinë e tij.
Ndërkohë në atë moment ka mbërritur edhe një person tjetër i moshës 20-vjeçar shqiptar, ku edhe ai kishte dalë për një arsye të fortë nga banesa.
