Primaret në PD duket se janë sjellë pakënaqësitë e para.

 

Fatmir Merkoçi mori vetëm 35 vota nga demokratët, duke u renditur i fundit.

 

Në një reagim në Facebook, Merkoçi shprehet se vota ka qenë e komanduar, ndërsa shton se e djatha konservatore ka humbur dhe u turpërua.

 

Sipas tij, zgjedhjet e djeshme demoralizuan çdo anëtarë që ka kontribuar në parti dhe se fitorja i takoi  mosmirnjohes, servilizmit, propagandës së Ramës dhe sorosianëve brenda PD.

 

Anëtar të P.D.

 

Vota e komanduar gjithmonë ka prodhuar vetëm zhgënjim e humbje.

 

Faleminderit per komunikimin e shumtë që po bëni me mua

 

Në këto zgjedhje, nuk ka humbur Fatmir Merkoçi. Ka humbur e djathta konservatore që u trumpetua me të madhe.

 

Ka humbur vizioni,

 

Ka humbur fitorja.

 

Ka demoralizuar çdo antar për të kontribuar realisht pasi, parti nuk njihet vlera

 

Fitoi mosmirnjohja, servilizmi, interesaxhiu.

 

Sot fitoi propoganda e Edvinit, dhe e sorosjanve brënda P.D.

 

Tashmë mos u bëni pishman për qokën që bëtë, atyre që ju komanduan

 

E vërteta vret Por unë jam mësuar me armiqt e të vërtetës

 

Nesër mos u ankoni siç keni bërë vazhdimisht ndër vite

 

Kujdes spiunët