Kreu i grupit të opozitës, Gazment Bardhi është shprehur se nuk ka dalë kundër propozimit të Sali Berishës gjatë mbledhjes për thirrjen e protestave në Kuvend gjatë seancës së sotme parlamentare.

Sipas tij, gjatë mbledhjes ka pasur debate por shkëmbim idesh mes kolegëve për mënyrën se si do të zhvillohet aksioni opozitar.

“Ka pasur diskutime mbi strategjinë që duhet të ndjekë opozita, kemi ndarë mendimet me njëri-tjetrin.

Ata janë diskutime të brendshme, nuk ka patur kundërshti e debate, por shpalosje të ideve të secilit prej kolegëve se kush është strategjia më e mirë që duhet të ndjekë opozita në aksion”, tha Gazment Bardhi.

Ish-kryeministri Berisha ka kërkuar në mbledhjen e 12 Dhjetorit të grupit parlamentar, që dita e seancës plenare, e kësaj te enjteje (14 Dhjetor), të ishte protestë.

Sipas tij, duhej arritur një pikë kulmore e aksionit opozitar, duke thirrur mbështetësit e opozitës përpara parlamentit.

Por kjo ide e Berishës, është kundërshtuar nga Gazment Bardhi, i cili sipas burimeve të gazetarit të News24, Osman Stafa, ka deklaruar se nuk ka arritur ende koha për të thirrur qytetarët në protestë, pasi do të duhet ende që këtë betejë ta përballojnë deputetët, dhe se është thënë publikisht se deputetet duhet të sakrifikojnë për të drejtat e tyre të shkelura kushtetuese.

“Çdo protestë qytetare në këtë moment do të keqinterpretohet nga opinioni publik dhe se nuk mund të konfondohen betejat e opozitës me akte momentale. Strategjia e opozitës nuk duhet të ndikohet nga ngjarje rastësore”, mësohet të jetë shprehur Bardhi.

Surprize ka qene edhe reagimi i një nder deputetëve më mbështetës të Sali Berishës, që prej nisjes së aksionit të tij të Foltores, Flamur Noka, i cili ka dalë në krah të Gazment Bardhit, duke argumentuar, se një protestë e tillë, nuk mund të zhvillohet në këtë moment.

Lexoni edhe: “Të enjten të thirren protestuesit para parlamentit”- Zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura në Grupin e PD! Bardhi kundër propozimit të Berishës! Qëndrimi “surprizë” i Flamur Nokës

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re