Është gjetur ditën e sotme 5-vjeçarja Melisa Jashari, e cila humbi pasditen e djeshme në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Melisa kishte dalë të luante me shokët dhe shoqet pasditen e djeshme dhe nuk u kthye më në shtëpi.

Të alarmuar, prindërit e saj kërkuan ndihmë, ndërsa lajmi u publikua menjëherë në media.

Ditën e sotme, familjarët bëjnë me dije se vajza ka shkuar në shtëpi.

Nuk dihen detaje se ku kishte shkuar, por e rëndësishmë është se 5-vjeçarja është shëndoshë e mirë.





Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re