Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 19 raste të reja me koronavirus. Një prej rasteve të reja ishte në Elbasan.
Gazetari Aldo Kozarja raporton për se rasti i ri është bashkëshorti i punonjëses së bankës, e konfirmuar disa ditë më parë.
Mësohet se 53-vjeçari ka dalë pozitiv në testin e dytë, pasi në të parin rezultoi negativ. Ndërkohë, të infektuara janë po ashtu edhe dy vajzat e tij.
