Partia Demokratike vijon ta konsiderojë veten fituese të zgjedhjeve të 25 prillit.

Në këto kushte, akoma nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do të jetë në parlament në shtator.

Pavarësisht se PD-ja nuk ka një qëndrim final, aleatët e Bashës duket se nuk e diskutojnë prezencën e tyre në shtator në sallën e Kuvendit.

Sinjali ka ardhur pikërisht nga Shpëtim Idrizi, kryetair i PDIU-së, i zgjedhur si deputet në listat e PD-së.

“Padyshim në shtator jemi në Parlament për të paraqitur iniciativa ligjore për çështjen çame. Do të rikthehet çështja çame në parlamentin e Shqipërisë, do të tentojë të thyejë heshtjen mbi çështjen çame,” u shpreh Idrizi gjatë një prononcimi për mediat.

Kujtojmë këtu se edhe Agron Duka i PAA-së pas fitimit të mandatit ka deklaruar se nuk do ta bojkotonte parlamentin në shtator.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re