Skip to content

“Doli nga makina dhe u konfliktua me policin, më pas dëgjova një të shtënë arme”- I biri vrau efektivin në sy të saj, zbardhet dëshmia e nënës së Azgan Mërnicës: Ja çfarë ndodhi

Novruz Cenalia vrasje asllan mernica 4

Ajete Mërnica, nëna e 23-vjeçarit Azgan Mërnica ka rrëfyer se si i biri vrau me armë zjarri në sy të saj efektivin, Novruz Cenaliaj.

Në dëshminë e dhënë për hetuesit, ajo është shprehur se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Ajete Mërnica ka deklaruar se i biri zbriti nga makina dhe nisi të konfliktohej me policin, Novruz Cenaliaj

“Aty kam dëgjuar një të shtënë arme”, ka deklaruar nëna e 23-vjeçarit, e cila po udhëtonte në mjet së bashku me të birin. Më pas, ajo rrëfeu se djali i saj u rikthye sërish në makinë dhe janë larguar në drejtim të banesës së vëllai të saj.

“Djali iku me vrap pa më thënë se ku do shkonte”, përfundoi gruaja dëshminë.

Policia e Fierit ka marrë në pyetje 12 persona, mes tyre edhe prindërit e autorit të dyshuar, Petrit Mernica dhe Ajete Mernica.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm edhe disa të rinj, të cilët kanë dëshmua para hetuesve dinamikën e krimit.

“”