2 qenë pitbullë sulmuan 66-vjeçaren me inicialet S.Gj., mesditën e së hënës. E moshuara është sulmuar nga qentë agresivë sapo ajo ka dalë nga hyrja e pallatit ku jetonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:20. 66-vjeçarja ka marrë disa plagë në trup, por dëmtimet më të rënda i ka në këmbë.

Ajo vijon të jetë ende e shtruar në spitalin e traumës ku është duke marrë trajtim mjeksor. Ndërkohë që sipas bluzave të bardha edhe pse e ka kaluar rrezikun për jetën, e moshuara ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, por edhe fizike. Sulmi e ka lënë atë me trauma, ku here pas herë pëson edhe shok psikologjik. Burime spitalore thonë që pacientia është duke u mbajtur ende në vëzhgim nga ana e tyre, pasi plagët që ka marrë në këmbë janë të thella dhe mund të infektohen.

Në momentin e sulmit nga kafshët, disa qytetarë që ndodheshin kanë ndërhyrë menjëherë duke i larguar ato dhe duke i ardhur në ndihmë të moshuarës. Sipas mjekëve ndërhyrja me shpejtesi e tyre e kanë shpëtuar, pasi plagët e shkaktuara mund ti rrezikonin gjymtyrët, por edhe jetën. Për këte ngjarje policia arrestoi pronarin e qenve 66-vjeçarin me inicilet B. F., për akuzën e “braktisjes së kafshëve të shoqërimit.

Ndërkohë që nga burime policore është mësuar se fqinjët ku banon shtetasi i lartëpërmendur janë ankuar disa herë për kafshët e tij, pasi ata kanë qenë agresiv. Fqinjët e tij janë sulmuar disa herë nga 2 qentë pit bull, por nuk kanë pasur lëndime të rënda, si rasti i 66-vjeçares. Ky nuk është rasti i parë kur qentë sulmojnë qytetarët. Zona më problematike është ajo e liqenit ku shumë qytetarë lëvizin me kafshët e tyre shtepiake pa maskë mbrojtëse. Kjo zonë frekuentohet shumë edhe nga fëmijë të vegjël, ku rreziku për tu sulmuar nga qentë eshte i madh. Për këtë fakt qytetarët kanë shprehur shqetësime, duke u shprehur se këto kafshë nuk duhet te lejohen të qarkullojnë në këto zona pa maskë.

Prej gati tre vitesh për te ndërgjegjësuar qytetarët dhe për ti kontrolluar këto raste, përgjegjësia i ka kaluar Bashkisë së Tiranës. Sipas ndryshimeve në Kodin Penal, që kanë hyre në fuqi prej tri vitesh, në rast se një qen kafshon dikë, pronari i tij dënohet me gjobë deri në 6 muaj burg nëse kemi të bëjmë me dëme fizike. Por, nëse i kafshuari humb jetën për shkak të sulmit nga qeni, atëherë pronari dënohet deri në pesë vite burg. Gjithashtu parashikohen edhe gjoba të majme për pronarët e qenve që shëtisin në qytet pa maskë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re