Lefter Maliqi është një nga kandidatët pasues të listës zgjedhore të PD, në zgjedhjet e 2017-ës, i cili ndryshe nga pjesa tjetër zgjodhi ta pranojë mandatin e deputetit.

Në këtë kohë, pra në 2017-ën pas zyrtarizimit të listës së PD në Berat ku renditej i treti, doli përkrahë PS, duke u kërkuar mbështetësve të tij të votonin kandidatët e propozuar nga Rama.

E parë në këtë këndvështrim, edhe Bujar Kapexhiu e ka ironizuar qëndrimin e Maliqit me një karikaturë pikante.

Veshur me një fustan të ngushtë në trupin e nje femre që mban fytyrën e Maliqit, ndërsa në njërën dorë mban flamurin e PD, e në tjetrën atë të PS, karikatura dedikuar kandidatit që kërkon mandatin e deputetit është titulluar vetëm me dy fjalë domethënëse: prostitucion zgjedhor (gazeta Mapo).

Aktualisht, Maliqi mban postin e zv.drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, ndërsa me djegien e mandateve nga opozita, konkretisht pas dorëheqjes së Astrit Veliajt, mandati i kalon automatikisht Lefter Maliqit, si kandidati vijues në listë.

I ftuar mbrëmë në emisionin ‘Top Show’ u shpreh i zhgënjyer nga lidershipi i PD, kryesisht me Bashën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re