Është nxjerrë shëndoshë e mirë në mesnatë nga automjeti, ku qëndroi për disa orë i bllokuar Alit Pirja, shoferi i kamionit që u përmbys në rrugë në fshatin Dragot të Kuçovës.

Menjëherë pasi u shpëtua nga gracka mbytëse ku kishte qëndruar për më shumë se 4 orë, Pirja është transportuar në Spitalin Rajonal Berat, ku iu nënshtrua kontrolleve mjekësore për të monitoruar gjendjen e tij shendëtësore pas aksidentit.

Gjatë nxjerrjes nga kamioni, Pirja ka qenë i vetëdijshem, madje ka komunikuar me forcat e shpëtimit.

Aksidenti i rëndë ndodhi në aksin Kuçovë-Belsh gjatë orëve të mbrëmjes, ku kamioni u kthye përmbys, në një kanal të fshatit Kozare.
Policia konfirmoi që shoferi automjetit Altin Pire ka shenja jete, dhe në bashkëpunim me zjarrrfikësen kryen veprimet përkatëse për ta nxjerrë nga automjeti.

Njoftimi i policisë:

Kuçovë/Informacion paraprak

Sot , rreth orës 20:00, në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë shtetasi A.P, duke drejtuar mjetin tip “Kamion”, ka dal nga rruga dhe është përmbysur.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrëfikses, në vendgjarje po punonjë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka ngelur i bllokuar në mjet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re