Kryetari i PS-së për Tiranën, Ervin Bushati e sheh veten jashtë parlamentit teksa numërimi i votave për kandidatët në kryeqytet ka shkuar pothuajse drejt fundit. Edhe pse renditej i treti në listën e socialistëve, Bushati ishte në mesin e kandidatëve meshkuj më pak të votuar së bashku me Fidel Yllin, dhe për këtë shkak të dy ata mbeten pa mandat pasi zëvendësohen nga Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bushati shprehet se e rëndësishme është fitorja e PS-së dhe lë të kuptohet se asnjë ditë nuk ka punuar për emrin e tij personal. Ai thotë se PS ka marrë një rezultat më të mirë se të vitit 2017, dhe për këtë i njeh vetes padyshim një pjesë të meritës.

Postimi i plotë i Bushatit:

TË PUNOJMË PËR PS

Unë si qytetar i Tiranes, i pari i kryesise se PS Tiranes, punova fort per objektivin e Partise Pocialiste: pastër fair dhe suksesshëm.

PS Tiranë mori një numë rekord votash +19,042 më shumë se në vitin 2017, falë përpjekjes sonë të përbashkët në këto dy vite bashkë.

Ne cilesine e Kryetarit te PS te tiranes ndjeja se kisha pergjegjegjesine per te gjithe perfaqsuesit e Partise Socialiste Tirane dhe u sigurova qe energjia jone te shkonte per te miren e madhe: #PS12🌹

Falenderoj mbeshtetesit e mi per gjithe energjine dhe qytetarine e treguar dhe ndjese po perseri per mbeshtetesit e mi, edhe si i pari socialist i Tiranes per pritshmerite individuale: me e rëndesishme dhe më e bukur është FITORJA E MADHE E PS!

Tani na pret nje punë edhe më e madhe!!!

Kryetari PS Tiranë, Ervin Bushati

(E.K/Faxweb.al)

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re