Irma Garsia, ishte një ndër dy mësueset që mbetën të vrara të martën, pas një sulmi me armë që ndodhi në Uvalde të Teksasit. Një adoleshent shkoi i armatosur në shkollë dhe u mori jetën 19 fëmijëve. Në mesin e viktimave, ishin dhe dy mësuese, që u munduan të shpëtojnë nxënësit nga plumbat. Irma, 46 vjeçe dhe nënë e 4 fëmijëve, mbeti e vrarë.
E duket se pasi mësoi për ngjarjen, i shoqi i 46 vjeçares s’mundi ta përballojë dot dhimbjen. Ditën e djeshme ai shkoi pranë shkollës ku e shoqja kishte dhënë mësim për klasat fillore prej 23 vitesh. Xho Garsia vendosi lule në memorialin e vendosur aty dhe disa minuta më pas ran ë tokë. Ndërroi jetë për shkak të një ataku kardiak.
Lajmin e përcollën familjarë të familjes Garsia. Nipi i Irmës skroi në rrjetin social se Xho ndërroi jetë
“Thellësisht zemërthyer, na duhet të njoftojmë se Xho Garsia ndërroi jetë si pasojë e pikëllimit. Nuk kam fjalë për të shpjeguar se çfarë po provojmë. Ju lutem, lutuni për familjen tonë. Zoti pastë mëshirë për ne, kjo nuk është e lehtë”



