Një 32-vjeçar në Fier është vënë në pranga nga policia pasi është kapur duke thyer fashat orare të vendosura për të menaxhuar krizën e koronavirusit në vend.

Arbër Stefa, me profesion stomatolog nga lagja “Sheq” njoftohet se është kapur duke blerë bukë në një furrë buke në lagjen “Liri” dhe më pas ka kundërshtuar edhe punonjësit e policisë.

Të dielën, Arbër Stefa ka dalë para togave të zeza ndërsa Gjykata e ka lënë të lirë.

Rreth ngjarjes ka folur edhe Anesti Stefa, babai i Arbrit:

“Ne jemi pensionistë dhe djali jonë është i detyruar të na shërbejë. Pavarësisht këtij veprimi të policisë gjykata ka vendosur drejtësi duke e lënë të lirë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re