Trupi i pajetë i një gruaje u gjet sot në ujërat e lumit Shkumbin. Burime zyrtare të policisë të cilët mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes bënë të mundur identifikimin e saj, ndërsa thanë se bëhet fjalë për 50 vjecaren me inicialet S.D.

Burime për ABC thanë se ajo kishte dalë nga banesa për të hedhur mbeturinat, por që nuk ishte kthyer më.  Për 50-vjecaren ka bërë kallëzim në Polici, vëllai i saj, i cili ka deklaruar se vuante nga Epilepsia.

Grupi hetimor, sakaq po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policise:

Më datë 18.01.2023, në fshatin Mjekës, në rrjedhën e lumit Shkumbin, është gjetur dyshohet e mbytur, shtetasja S. D., 50 vjeçe, banuese në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.

Për këtë shtetase ka bërë kallëzim në Polici, vëllai i saj, i cili ka deklaruar se shtetasja S. D. është larguar nga banesa. Gjithashtu, sipas deklarimit të këtij shtetasi, 50-vjeçarja vuante nga Epilepsia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re