Skip to content

Doli për të mbledhur boronica; 5 ditë pa asnjë lajm për të riun e humbur në Bjeshkët e Sharrit

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

5 ditë pas denoncimit të familjarëve në policinë e Kukësit, ende nuk ka asnjë gjurmë për Meledin Adilin, 26 vjeçarin nga Borja, i cili humbi në Bjeshkët e Sharrit, ne kufirin Shqipëri – Kosovë.

 

Prej ditësh banorët e zonës, Policia e Kosovës dhe Kukësit janë  të angazhuar një operacion kërkim –shpëtimi I cili po vazhdon ende.

 

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, nga 5 shtatori operacioni është zgjeruar dhe në këtë operacion përveç policisë së Kosovës dhe Kukësit janë përfshirë FSK –ja, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe vullnetar.

 

Ndërkohë operacionit I është bashkuar edhe Njësia e Reagimit të Shpejt si dhe hetuesit rajonal te Dragashit për të marr rastin në kompetencë.

 

FSK-ja ka përdorur për kërkim edhe qentë e terrenit dhe motoçikleta me 4 rrota për terren malor ndersa Policia e Kukesit ka përdorur edhe dronin.

 

26 vjeçari  Medelin Adili humbi të henën e 5 shtatorit teksa po mblidhte boronica në bjeshkët e Sharrit të Kosovës bashke me shoket e tij.

 

Prania e mjegulles ka shkaktuar dhe humbjen e rrugës në kthim te te riut i cili ndryshe nga shokët e tij nuk eshte kthyer me ne shtepi.

 

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë