Skip to content

Doli për të parë dëmin nga përplasja e parë, shqiptarin e aksidenton për vdekje makina e dytë, në sy të gruas dhe vajzës 4-vjeçare (emri)

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një aksident tragjik i ka marrë jetën shqiptarit Ndriçim Gjuzi në Itali.

Mediat italiane raportojnë se makina me të cilën udhëtonte Ndriçim Gjuzi së bashku me gruan dhe vajzën e tij 4-vjeçare, është përplasur nga një automjet tip “Opel Corsa”.

Në këtë moment 49-vjeçari ka dalë për të parë dëmin që i është shkaktuar, por për fat të keq është përplasur për vdekje nga një makinë tjetër, e cila vinte nga pas.

Ngjarja ka ndodhur në sy të gruas dhe vajzës 4-vjeçare të shqiptarit. Të plagosur nga aksidenti mbetën edhe personat që ishin brenda automjetit tip “Opel Corsa”.

Menjëherë në vendngjarje mbërriten policia, zjarrfikësja dhe ambulanca, por ishte shumë vonë, pasi Ndriçimi kishte ndërruar jetë

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë