Spitali “Shefqet Ndroqi” nuk është më një spital Covid 19, ashtu siç ishte deri në 20 maj. Ishte vetë ministrja Manastirliu, e cila bëri të ditur se tashmë ky spital do të kthehej në normalitet, duke nënkuptur trajtimin në të, të të sëmurëve me sëmundje jashtë koronavirusit.

Por, dje pasdite gjeti vdekjen një 82 vjeçare në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, e cila vuante nga fibroza pulmonare stadi i fundit, insuficienca kardiake, fibrilacion atrial, diabet mellitus dhe HTA.

Ministria e Shëndetësisë sqaron se me gjithë ndihmën e dhënë, 82 vjeçarja ka jetuar vetëm disa orë. Analiza për coronavirus ka rezultuar pozitive pas vdekjes. Por shkaku i vdekjes, nëse ka qënë koronavirusi përgjegjegjës, po analizohet nga stafi mjekësor i spitalit ”Shefqet Ndroqi”.

Duke e konsideruar një rast specifik, mjekët kanë shfaqur dyshime për vdekjen e saj, për faktin se problemet pulmonare kanë qenë të rënda, edhe nëse ajo do të ketë qenë e infektuar me covid para se të trajtohej për mushkëritë në spital.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re