Zëvendëskryeministri Erjon Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale nuk ngurron të sulmojnë të pasurit e Tiranës për faktin se ato braktisin prodhimet vendave dhe i blejnë ato të importit.

Duke njoftuar se banorët e Divjakes po eksportojnë prodhimet e tyre, ndërsa është shprehur se shalqiri që ka qarkulluar në treg deri më sot nuk ishte vendas, por i importuar nga një shtet afër Shqipërisë. Braçe nuk ka lënë pa thumbuar as të pasurit e Tiranës, për të cilët thotë se nuk i numërojnë paratë, por i peshojnë dhe nuk dinë ta vlerësojnë punën e fermerëve.

Postimi i plotë

KY është SHALQINI YNË I PARË!

KUSH MBOLLI E KULTIVOI SHALQI NË SERA, TANI PO VJEL!

Të premten, kërkova e mora në treg shalqi; Nuk ishte i yni, as i hershmi, ishte i importit, ardhur nga një vend fqinj me ne, këtu afër. Ishte i kuq dhe i papjekur, pa shije-as sheqeri, i fortë e me fara të bardha.

Po ua them troç; AS I AFROHEJ SHALQINIT Të PRODHUAR NGA BUJQIT NË DIVJAKë, LUSHNJË!

Shalqini ynë është ky! Ai më i sulmuari, me i shari e me i çuari dëm nga vetë media apo palaço vendas! Besoj, java tjetër na nxjerr në eksport për të vijuar fort me të!

Ndërkohë, ka nga këta të pasurit e Tiranës-e kanë problem t’u hysh në pazar për të mbrojtur prodhuesin e blerësin, bashke me gastore që i paguajnë e që kurrë nuk e bën një vepër që, habiten pse unë shkoj në një treg, pse unë merrem me qepë e patate, pse unë merrem me çmimet e tyre!

Natyrisht, kush nuk i numëron paratë por i peshon, kush-i paditur për pasoje as kupton, as që i hyn në sy puna e bujkut, mundimi e sakrifica e tij për të prodhuar që të hanë këta, madje me çmime qesharake, të shesin këta nga resortet e tyre me çmime marramendëse.

Natyrisht, unë do vijoj të merrem me bujqit, punën e tyre, produktet e çmimet e tyre;

Është jeta e tyre dhe ekonomia jonë!  A po, sa merreni me mua, bëni pazar e hani shalqi vendi!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re