Ka ndërruar jetë 19 vjeçarja, Nazlie Sherifi e cila ishte duke u trajtuar në Qendrën Spitalore të Prishtinës.

Nazlie Sherifi nga Mitrovica pati pak shpresë pasi i riu nga komuna e Deçanit, Valmir Aliçkaj deklaroi hapur se do t’i dhurojë veshkën asaj.

Pas njoftimin për vdekjen e Nalizes, Aliçkaj është shprehur shumë i dëshpëruar. Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se ka biseduar me të riun, Aliçkaj.

Postimi i plotë:

Para pak minutash ndërroj jetë vajza që bashkëvendasi ynë Valmir Aliçikaj, i shtyer nga humaniteti për të shpëtuar një vajzë 19 vjeçare doli vullnetar të ja dhuroj veshkën.

E takova dhe fola me Valin sot pas vdekjes së Nazlijes, ishte i dëshpëruar e tejet i merzitur që nuk mundi të ja shpëtoj jetën!

Ngushëllime familjes!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re