Yahya Ale-Ishaq, Kryetari i Dhomës së Përbashkët të Tregtisë mes Iranit dhe Irakut, tha se dollari amerikan nuk do të përdoret më në transaksione dypalëshe mes dy vendeve.

Transaksionet e bazuara në dollarë mes Iranit dhe Irakut refuzohen, ka thënë Al-Ishaq të shtunën, duke shtuar se shkëmbimi do tw kryhet në euro, rial iranianw dhe dinarë irakianë, sipas agjencisë iraniane shtetërore Tasnim.

Ale-Ishaq tha se pavarësisht tregtisë dypalëshe me vlerë tetë miliardë dollarë, ka një nivel shumë të ulët të transaksioneve monetare midis dy vendeve nëpërmjet bankave.

Ish-armiqtë, Irani dhe Iraku, kanë lidhje të mira politike, të sigurisë dhe kulturore, edhe pse kanw disa dallime që pengojnë rritjen e tregtisë.

Eksportet e Iranit në Irak përfshijnë prodhimet bujqësore, artikujt ushqimowr, frutat, të cilat së bashku përbëjnë më shumë se një të tretën e eksporteve. Produkte të tjera iraniane të eksportuasra në Irak janë ushqime të konservuara, domate, pulë, vezë, mish, materiale ndërtimi, çelik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re