Policia e Vlorës ka shoqëruar në polici Elidon Çelën për kontrabandë ilaçesh, shishe me shampanjë Don Perinjon dhe pesticide. Kjo është hera e dytë që Çela ndalohet pasi pak muaj më parë atij iu gjetën 500 mijë € të fshehura në një autobus të linjës Bari-Durrës. Eurot ishin fshehur në tavanin e mjetit.

Çela, i cili rezulton pronar i agjencisë ‘Buon Aventura’, u lirua nga burgu në fund të dhjetorit të kaluar. Ai u la me detyrim paraqitje nga Gjykata e Apelit Durrës. Gjyqtarja arsyetoi vendimin me pretendimin se lirimi nga dhoma e paraburgimit nuk e pengon zhvillimin e hetimeve ndaj tij.

Në dëshminë e dhënë në polici pak ditë pas arrestimit, të zbardhur nga Abc News, Çela deklaroi para uniformave blu se janë kursime të familjes së tij. “Janë të ardhura të krijuara nga biznesi në Itali. Jam i gatshëm t’iu vë në dispozicion edhe faturat.”, ka thënë ai.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re