Fermerët e Fierit, Beratit dhe Lushnjës janë mbledhur në protestë paraditen e kësaj të hëne (13 maj) ku kanë bllokuar aksin rrugor Berat-Lushnjë.

Ata kanë hedhur prodhimet e tyre në rrugë, në shenjë proteste, pasi u kanë mbetur pa shitur për shkak se u kërkohen me çmim shumë të lirë.

Fermerët shprehen se një kilogram domate ua marrin me 20 lekë, ndërsa në Tiranë e shesin me 160 lekë. Po e njëjta situatë dhe ke kastravecin, sipas tyre.

“Gjaku i fëmijëve tonë, aty janë. Mbushin xhepat vetë, ndërsa ne po vdesim nëpër serra”– tha një qytetar.

“Në Greqi është 3 euro kg i domates, këtu po jepet 200 lekë të vjetra. Gjynah nga Zoti. Masakrim nuk është? Çfarë është kjo?”- tha një tjetër.

Kërkesa e tyre ndaj institucioneve është që të mos abuzohet me çmimet dhe të zbatohet ligji.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re