Një dietë e pasur me domate ul rrezikun e prekjes nga kancer i lëkurës por edhe mbështet sistemin imunitar si dhe sjellë përfitime të shumta shëndetësore. Tani, studiuesit kanë gjetur se ushqimet me bazë domatet mund të rikuperojnë mushkëritë e dëmtuara nga pirja e duhanit.
Rreth 36.5 milionë të rritur në Shtetet e Bashkuara konsumojnë duhan, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), dhe numri i vdekjeve nga duhani shkon në 480.000 vdekje në vit, transmeton Indeksonline.
Çdo vit, rreth 55.4 për qind e të gjithë duhanpirësve të rritur përpiqen ta lënë duhanin. Ndërprerja e duhanit redukton në mënyrë dramatike rrezikun e sëmundjes, duke përfshirë sëmundjet e mushkërive të tilla si, sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD) dhe kanceri i mushkërive, si dhe vdekja e hershme.
Shëndeti i mushkërive pas ndërprerjes së pirjes së duhanit ka qenë një temë që ka fituar interes në mesin e ish duhanpirësve dhe profesionistëve të shëndetësisë.
Mushkëritë fillojnë të shërohen sapo të ndaloni së pirë duhan ndërkaq ngrënia e shpeshtë e domateve apo ushqimeve ne bazë domatet ndihmon shumë në përmirësimin e shëndetit të mushkërive tuaja të dëmtuara nga konsumimi i duhanit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re