Prodhimi i madh i domateve në zonën e Xibrit ka mbetur pa u shitur për shkak te mungesës se tregut.

Janë mbi 100 fermer në të gjithë njësinë që kanë kultivuar domate.

Sasia e mbjellë përllogaritet të jetë në 200 mijë rrënjë me një prodhim total prej 1 mijë ton domate.

Fermerët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit që të rregullojë tregun. Ata kërkojnë që të shtohen pikat e grumbullimit me shumicë në Tiranë si dhe të kufizohet importi në periudhën e prodhimit vendas.

Fermerët po përballen me vështirësi të mëdha pasi çmimi është i papërfillshëm, 20 lekë për kilogram. E kjo sipas tyre nuk mbulon as koston e prodhimit e atë të transportit.

Për të transportuar prodhimin e domates drejt Tiranës fermerët e Xibrit përdorin rrugë të dëmtuara dhe shumë të vështira çka rrit edhe me tepër kostot.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko