Në Britaninë e Madhe është kultivuar një lloj i veçantë domatesh. Kjo që shihni është domate e zezë që përmban antioksidantë të llojit “anthocyanins” dhe mendohet se ndihmojnë në luftimin e sëmundjes së kancerit, diabetit dhe mbipeshës, transmeton Kosova Post.
66-vjeçari, Ray Brown, drejtor i Farërave të Plantacionit Botëror, thotë se farën e këtyre domateve të veçanta ia ka sjellë para pak kohësh një klient, i cili ia kishte paketuar në një letër dhe i shkruante: “Domatja e zezë”.
Nga farërat u rritën bimë që prodhojnë domate me ngjyrë të zezë nga jashtë, por nga brenda ishin të kuqe./Kosova Post/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re