Trajneri i Kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, është bërë pjesë e një momenti të paharrueshëm gjatë Karnavaleve në Rio de Janeiro, ku u pa duke ndarë një puthje me tre vajzë njëkohësisht.
Trajneri italian, 66 vjeç, i cili u emërua trajner i Kombëtares së Brazilit verën e kaluar dhe ka filluar përgatitjet për Kupën e Botës 2026, duket se po shijon jetën në shtetin e Amerikës së Jugut. Ai është fotografuar gjatë festimeve të Karnavalev, ku një foto e tij me tre vajza ka bërë bujë në rrjetet sociale.
Në imazhin që ka qarkulluar, trioja e vajzave duket se i dhuron Ancelottit një puthje njëkohësisht. Një përdorues shkroi: “Don Carlo Ancelotti po e shijon jetën”.

Ancelotti, një nga trajnerët më të suksesshëm në histori me më shumë se 30 trofe, duket se është i kënaqur në Brazil, ku është edhe tekniku më i paguar në rang kombëtaresh me plot 10 milionë euro në vit.



