Skip to content

Donald Lu i shpalli të rregullta, anulohen zgjedhjet në Kirgistan, populli i vë flákën qyteteve, ka dhe víktima

Grupet opozitare kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të aparatit qeveritar në Kirgistan pasi në vend shpèrthyen pròtesta të dhùnshme pas zgjedhjeve.

Presidenti i vendit, Soorenbai Jeenbekov ka bërë thirrje për qetësi dhe ka deklaruar se nuk do heqë dorë nga pushteti. Deri të martën vonë, pròtestat kanë shkaktuar të paktën një víktimë dhe mbi 686 të plagosur. Sipas Reuters, vendi rrezikon pròtesta të reja të dhùnshme.

Zyrtarët e komisionit të zgjedhjeve i kanë anuluar votimet e së dielës dhe kanë deklaruar se do të përsëriten. Por ambasada amerikane në këtë vend, që drejtohet nga ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, i vlerësoi zgjedhjet e anuluara.

“Vlerësojmë po ashtu edhe Ministrinë e Brendshme dhe Komisionin Zgjedhor për përpjekjet e tyre për të organizuar një proces të sigurt elektoral pavarësisht sfidave në kohën e pandemisë. Raportetet paraprake të vëzhguesve nënvizojnë se fushata ishte konkurruese dhe procesi i vetimit ishte paqësor, i mirëorganizuar dhe përgjithësisht efiçient,” thuhet në deklaratë.

Aty bëhet thirrje që të adresohen problemet zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Pas shpèrthimit të pròtestave, ambasada ka bërë thirrje për zgjidhje paqësore.

/faxweb