Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tinë Yuri Kim, ka reaguar lidhur me aksionin e fundit të ndërmarrë nga SPAK, për vënien përpara përgjegjësisë së 22 komisionerëve të qendrave të votimit në Durrës, që dyshohet se kanë manipuluar procesin.
Kim, tejet entuziaste, thotë se puna e SPAK-utpo ecën përpara, dhe ku operacion ishte vetëm një gur, në atë që pritet të ndërtohet.
“Puna e SPAK për dosjen 339 fillon të zbulojë lidhjet midis krímit të organizuar dhe korrupsionit. Reforma në drejtësi vazhdon të ecë përpara dhe nuk mund të ndalet. Vetëm një gur”, shkruan Kim në postimin e saj në Twitter.
Ajo që të bën përshtypje në deklaratat e ambasadores amerikane, është fakti se në ndryshim nga paraardhësi i saj Donald Lu, që kërkonte peshq të mëdhenj, ajo duket të mjaftohet edhe me árrestimin e peshqve të vegjël.
Kujtojmë se SPAK ka prerë urdhër árreste për 22 komisionerë lokalë që kishin vepruar në zgjedhjet e 2017-tës në qarkun e Durrësit.
Janë prerë urdhër árreste për komisionerët zgjedhorë të qendrës së votimit 15-08, në Shetel, shtetasit Shpëtim dhe Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emiljan Tuda dhe Redi Hysa, pasi kanë lejuar me dashje persona të tjerë, të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të 22 votuesve të tjerë, duke shfrytëzuar faktin se ata ndodheshin jashtë shtetit.
Po ashtu janë dhënë urdhër árrestet për komisionerët në qendrën e votimi 1335-0, qendra e votimit Rubjek Kopshti, shtetasit Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi, pasi kanë lejuar me dashje persona të tjerë që janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar për 7 personatë tjerë që ndodheshin jashtë shtetit.
Komisionetët zgjedhorë të qendrës 13 36, adresa Rubjek, shkolla 9-vjeçare, shtetasit Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Orjada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala, pasi kanë lejuar me dashje persona të tjerë, që janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të 23 votuesve që ndodheshin jashtë vendit.
Po ashtu është dhënë Armelind Zeza është personi që ka votuar në emër të personave të tjerë. Për 11 persona është dhënë masa e árrestit me burg, 8 árrest shtëpie, dhe 3 me detyrim paraqitje.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
