Presidenti amerikan Donald Trump fali pas një dënimi me 14 vjet burg, ish-Guvernatorin demokrat të Illinoisit, Rod Blagojevich.

“Po, t’i hiqet dënimi Rod Blagojevich”, deklaroi Trump.

“Ai vuajti tetë vjet burg, që është një periudhë e gjatë. Unë nuk e njoh atë, por ai duket si një person shumë simpatik”, tha presidenti amerikan.

Milorad Rod Blagojevich lindi në Çikago.

Sipas biografisë, babai i tij Radislav është një ish-çetnik, i cili emigroi në Shtetet e Bashkuara në 1947.

Ai lindi në një fshat afër Kragujevac, Serbi. Emri i nënës së Rod Blagojevic ishte Mila Govedarica dhe ajo lindi në Gacko, Bosnje.

Ish-Guvernatori Blagojevich është dënuar për korrupsion, domethënë, shitjen e një vendi senatorial që ka mbetur i lirë që kur Barack Obama u bë president.

Blagojevich u arrestua më 2009, kur u hoq nga zyra e guvernatorit dhe iu ndalua të merrej me politikë.

Në vitin 2011, ai u dënua me 14 vjet burg.

Në vitin 2018, Trump sugjeroi që të merret në konsideratë zëvendësimi i dënimit për Blagojevich, i cili më pas paraqiti dokumentet duke kërkuar që ai të ndryshohet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re