Anëtarët e kabinetit të Donald Trump po konsiderojnë zbatimin e Amendamentit të 25-të për të shkarkuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara.

Deri më tani, ata nuk i kanë paraqitur zyrtarisht asgjë Zv.Presidentit Mike Pence, por ka një diskutim rreth kësaj mundësie, raporton CBS.

Për të shqyrtuar zbatimin e amendamentit të 25-të, CNN gjithashtu raporton se katër republikanë të rangut të lartë kanë kërkuar një opsion të tillë dhe dy të tjerë besojnë se Trump duhet të shkarkuar nga një “fajësim” i përshpejtuar.

Në rastin e “fajësimit”, Trump do të ndalohej të kandidonte për ndonjë post publik për gjithë jetën.

Kjo do të nënkuptojë fundin e karrierës së tij politike në Shtetet e Bashkuara dhe do të pengojë planet e tij të pretenduara për t’u përpjekur të kthehet në Shtëpinë e Bardhë pas katër vitesh. Në rastin e Amendamentit të 25-të, procedura e fillimit kërkon pëlqimin e shumicës së anëtarëve të kabinetit Trump.

NEWS: @margbrennan reports there is now discussion among cabinet members regarding potentially invoking the 25th Amendment — removing @realDonaldTrump from office, effectively allowing @Mike_Pence to take over as president

It has not yet been formally been presented to @VP pic.twitter.com/3FxZhAwhaw

— Face The Nation (@FaceTheNation) January 7, 2021

Ky zhvillim vjen pas invadimit të mbrëmshëm të mbështetësve të Trump-it në Kongres, ku katër persona vdiqën, njoftoi policia e Uashingtonit.

Pas seancës së Senatit pas disa orësh trazirash dhe skenash të paharruara në Uashington, Zv.Presidenti Mike Pence tha:

“Ne kemi mbrojtur Capitol Hill-in tonë. Ne do të jemi përgjithmonë mirënjohës ndaj të gjithë atyre që e mbrojtën atë, ndërsa ata që mbollën kaos nuk fituan. Dhuna kurrë nuk fiton! Liria fiton, dhe kjo është shtëpia e njerëzve. Bota do të dëshmojë përsëri rezistencën dhe forcën e demokracisë sonë pas dhunës dhe vandalizmit të paparë”, tha ndihmësi i Trump-it që mori duartrokitje të rrëmbyeshme.

Mbështetësit e Trump sulmuan ndërtesën e Kongresit, pasi ishte Trump që i ftoi ata në protestë. Ai më pas u kërkoi atyre të shkonin në shtëpi, por në mënyrë të përsëritur tha se ata ishin grabitur në zgjedhje së bashku me të dhe se ai i kuptonte ata.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re