Presidenti amerikan, Donald Trump kritikoi sot sistemin shëndetësor publik në Britaninë e Madhe NHS, “gati për të dështuar”, kurse ministri britanik i Shëndetësisë, Jeremy Hunt tha se se shërbimi shëndetësor amerikan kishte lënë 2 milionë persona pa mbulim shëndetësor.

“Demokratët kërkojnë një sistem universal të mbulimit shëndetësor, ndërkohë që mijëra njerëz parakalojnë në Britaninë e Madhe që sistemi i tyre U (universal) është gati për të dështuar dhe nuk funksionon”, theksoi presidenti amerikan në një mesazh në rrjetin social Twitter duke përmendur në manifestim të organizuar në Londër për të mbrojtur NHS.

“Demokratët kërkojnë rritjen e taksave për kujdes më të keq mjekësor anonim. Jo faleminderit!”, shtoi Trump, i cili hodhi poshtë mbulimin shëndetësore të detyrueshëm të vendosur nga paraardhësi i tij, Barack Obama.

Në përgjigje, Jeremy Hunt theksoi në një mesazh në rrjetin social Twitter, pa përmendur emra, se shërbimi shëndetësor amerikan kishte lënë 2 milionë persona pa mbulim shëndetësor.

“NHS-ja (shërbimi shëndetësor britanik) po përballet me sfida, por jam krenar që kam lindur në vendin që shpiku mbulimin shëndetësor universal, ku çdokush mund të marrë kujdes, kushdo qoftë përmasa apo llogaria e tij bankare“, shtoi ai. /kp/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re