Në mesazhin mirëseardhës në Shtëpinë e Badhë, pas një shtrimi në spital, Donald Trump ka ngatërruar emrin e së shoqes, Melania-s.

Gabimi nuk u ka shpëtuar 52 milionë ndjekësve të Presidentit amerikan në rrjetin social Twitter.

“Mirëpres Zonjën tonë të Parë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Melanie është dhe ndihet mirë. Faleminderit për lutjet dhe urimet e mira”, shkruajti Trump.

Por emrin e shoqja e ka Melania e jo Melanie siç e kishte shkruar Trump. Ndoshta kështu duket thjesht një lapsus, por e-ja në fund ja ndërron krejt kuptimin emrit dhe gruaja sllovene e Presidentit i ka zët ata që ja thonë emrin me shkrojnë e.

Ndaj dhe Trump e ndryshoi menjëherë duke e korigjuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re