Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump ka paditur rrjetin amerikan të lajmeve CNN për shpifje, duke kërkuar 475 milionë dollarë dëmshpërblim.
Avokatët e Trump-it kanë ngritur padi në Gjykatën e Rrethit në Fort Lauderdale në Florida të hënën, duke u fokusuar në atë që ata e kanë quajtur “fushatë e zhbindjes e CNN-it në formën e shpifjes dhe njollosjes”.

Trump akuzoi transmetuesin për ndjekje të objektivit për ta “mposhtur atë politikisht”, duke thënë se fushata kulmoi kur “CNN pretendoi merita për largimin e Trump-it”, duke iu referuar humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

CNN “u përpoq të njollosë … (Trump-in) me një seri etiketimesh gjithnjë e më skandaloze, të rreme dhe shpifëse, si “racist”, “shërbyes i Rusisë”, “kryengritës” dhe në fund si “Hitler”, sipas padisë.

Trump ka thënë se rrjeti ka përshkallëzuar sulmet e tij pasi “frikohet” se ai do të kandidojë për president në vitin 2024.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re