Paralajmërimet e Trumpit për sulme me raketa në Siri kanë marrë përgjigje nga Rusia.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis ka thënë se Amerika është ende duke e vlerësuar nëse do të ketë ndërhyrje ushtarake, pas sulmit kimik në Siri.

Zyrtarë rusë kanë thënë se do t’i përgjigjen secilit sulm.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte reaguar ashpër ndaj paralajmërimeve ruse duke thënë se se secila raketë amerikane që do të godasë Sirinë do të rrëzohet nga Rusia.

“Rusia është zotuar se do ta rrëzojë secilën raketë që do ta godasë Sirinë. Bëhu gati Rusi sepse ato do të vijnë, lehtësisht, të reja dhe të “mençura”. Nuk duhet të jeni partnerë me kafshën vrasëse me gaz që po kënaqet duke i vrarë njerëzit e tij”, ka shkruar Presidenti i SHBA-së.

Ai më pas kishte bërë edhe një reagim tjetër ku kishte folur me tone më të buta duke thënë se dy vendet duhet ta ndalin garën e armëve duke theksuar se dy vendet i kanë përkeqësuar raportet më shumë se gjatë Luftës së Ftohtë.

“Marrëdhëniet tona me Rusinë janë më keq se kurrë më parë, duke përfshirë edhe Luftën e Ftoftë. Nuk ka arsye të ndodhë kjo. Rusia na duhet të na ndihmojë me ekonominë e tyre, diçka që do duhet të ishte e lehtë për t’u bërë dhe na duhet që të gjitha kombet të punojnë së bashku”, kishte shkruar Trump. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re