Skip to content

Doni kartë ID dhe pasaportë? Rama jep lajmin e mirë dhe mënyrën si duhet aplikuar

Kryeministri Edi Rama, përmes rrjetit social Facebook ka dhënë disa shpjegime për ata që kanë shprehur shqetësim kryesisht mbi aplikimet për kartë identiteti dhe pasaporta.

Në statusin e tij Rama bën me dije se procesi është lehtësuar ndjeshëm dhe koha është përgjysmuar me heqjen e sportelit e të radhës në komisariatet respektive të banorëve.

Sipas shefit të Qeverisë, karta ID apo pasaporta biometrike tanimë merren duke aplikuar online në e-albania.

Rama shkruan se:

Pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar
Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë Aleat. Procesi kryhet sipas orarit të dhënë online dhe në kushte sigurie të plotë antiCOVID19

#ShërbimeDigjitale2020 #paRadha #paRryshfet #ShqipëriaqëDuam