Të gjithë e dimë se të nisësh një biznes nuk është aq e thjeshtë sa të varësh një tabelë dhe të lajmërosh për të. Hapja e një kompanie kërkon punë kërkimore, planifikim, financim dhe shumë dokumente ligjorë. Por mënyra më e mirë për t’ia nisur mbarë është të bësh një plan biznesi, që përfshin mënyrën sesi një kompani do të arrijë synimin dhe potencialin e saj, transmeton Gazeta Medjani.
Më pas është koha të vësh planin në lëvizje. Ajo që shumica
e ndërmarrësve sugjerojnë është të merrni në dorë frenat e biznesit tuaj dhe të
ndiqni këto hapa.
Bëni punë kërkimore
Si fillim, para çdo investimi, ju duhet të bëni një kërkim
nëse ekzistojnë mundësitë për ta kthyer idenë tuaj në një biznes të suksesshëm.
Merrni informacion nga klientë potencialë dhe biznese ekzistues duke krijuar
avantazh në treg.
Krijoni një plan biznesi
Hapi i dytë konsiston në krijimin e një plani biznesi. Ju
nuk mund të shkoni diku pa ditur rrugën që duhet të ndiqni. Ky plan biznesi do
përmbledhë llojin e biznesit, ku ndodhet, kush do ta drejtojë dhe si do të
nxjerrë fitim.Ky është një proces i domosdoshëm edhe për sigurimin e huave apo
kredive.
Përcaktoni buxhetin
Më pas ju duhet të krijoni një buxhet dhe sa para do ju
duhen për ta nisur atë. Ju mund të sakrifikoni kursimet tuaja apo të kërkoni
ndihmë nga të afërmit. Gjithashtu ju mund të aplikoni për kreditë që ofrohen
për bizneset e vogla, përcjell Telegrafi.
Zgjidhni vendndodhjen
Hapi i katërt përfshin zgjedhjen e një vendi i cili do të
ketë ndikim të drejtpërdrejtë tek taksat apo kostot. Ju duhet të keni shumë
gjëra parasysh kur zgjidhni vendndodhjen. Duke kaluar në hapin e pestë ju do të
hasni me krijimin e një strukture legale për biznesin, e cila ndikon në
mbrojtjen e aseteve tuaja personale dhe sasinë e taksave. Një avokat mund t’iu
ndihmojë gjatë këtij hapi.
Sapo këto hapa të jenë ndjekur, ju do të jeni gati për të
prerë shiritin e inaugurimit dhe për t’ia nisur nga shitjet.
Kujtoni se ky do të jetë një proces i gjatë dhe i lodhshëm ,
por ju nuk duhet të hiqni dorë.
